ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku 3 persona kanë humbur jetën mes tyre edhe një i huaj. Drejt tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Report Tv ka mësuar i huaji është me kombësi turke, i identifikuar si Erdal Durunay, 51 vjeç. Dy shqiptarët e vrarë janë Endrit Alibej 34 vjeç, dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh, ku një makinë ka qëlluar drejt 3 të vrarëve. Tre personat kanë qenë në një makinë Range Rover me targa rumune dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Viktimat u qëlluan me kallashnikov dhe me plumbat në kokë. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me të huajin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me rrethimin e një restoranti. Makina që i qëlloi mësohet se është larguar drejt Peqinit. Dyshohet se atentati lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 3 të vrarët janë kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi ndodheshin jashtë vendit. Njëri nga shqiptarët ka jetuar në Angli, tjetri në Holandë. Pak orë më parë, Report Tv publikoi edhe një lajm lidhur me tentativën e rrëmbimit të biznesmenin Aurel Guni, por sipas burimeve, këto ngjarje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. (LEXO KËTU). Drejt Elbasanit janë nisur forca të shumta policore si edhe Forcat RENEA, bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Drejt makinës tip Range Rover është qëlluar më shumë se 25 herë. Breshëria e kallashnikovit ka lënë të vdekur në vend tre persona të identifikuar si Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Dunuday.
Shqiptarja.com sjell foto ekskluzive nga vendi ku ndodhi përplasja e rëndë me armë në Elbasan. Siç shihet në edhe në fotot e shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri, makina tip Range Rover ku po udhëtonin 3 viktimat është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. Për më shumë ndiqni fotogalerinë
Identifikohet shtetasi turk i vrarë në Elbasan. Bëhet fjalë për Erdal Durunay, 51 vjeç.
Të paktën 15 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit si të dyshuar lidhur me ekzekutimin e tre personave në Elbasan. Infomacioni është bërë i ditur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur në Elbasan. Veliu pritet që të mbledhë në një mbledhje urgjente drejtuesit e policisë vendore në Elbasan. Veliu bashkë me prokurorët që kanë marrë në dorëzim çështjen pritet që të bëjnë analizimin e çdo prove për të zbardhur ngjarjen.
Report Tv ka mësuar se në përplasjen me armë zjarri që ka ndodhur në Elbasan kanë qenë të pranishme edhe 5 gra dhe 3 fëmijë, anëtarë të familjeve të tyre.
Mësohet se familjarët ndodheshin në 3 makina, ku në njërën prej tyre ndodheshin 3 viktimat, konkretisht në mjetin tip Range Rover. Mësohet se drejt tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi, dhe se viktimat janë qëlluar me plumba në kokë.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Elbasani ku edhe tre persona janë vrarë mbrëmjen e sotme ka publikuar targën e makinës ku edhe ndodheshin viktimat. Targa rumune është AG71WYP dhe i përket një mjeti tip Range Rover.
Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan. Shqiptarja.com mëson se Endrit Alibej, është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Alibej, asokohe 29 vjeç, sot 34 vjeç. Ai u arrestua në vitin 2013, bashkë me të vëllain e tij, Andrea Alibej, dhe ishin kokat e një grupi që trafikonte drogë në veriun e Italisë.
Endrit Alibej, një nga të vrarët e ngjarjes së sotme në Elbasan
Në atë kohë në Itali u goditën dy grupe trafikantësh droge, me në krye shqiptarë. Sipas medias italiane, njëri grup përbëhej nga: Vexhi Shahinaj, Sajmir Guradeci dhe Urim Shahinaj dhe grupi tjetër ishte ai i Endrit Alibejt (Dylgjeri).
Policia e Shtetit jep informacionin paraprak për ngjarjen e Elbasanit, ku në Bradashesh u vranë 3 persona. Policia sqaron se janë vrarë 3 persona të cilët ishin duke udhëtuar në një makinë tip "Range Rover".
Njoftimi i plotë:
Elbasan, Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:15, në fshatin Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me te. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve. Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere. Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga atentati që ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku 3 persona kanë mbetur të vrarë. Sipas burimeve, mësohet se konflikti mes bandave ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Burimet sqarojnë se 3 viktimat ishin kthyer pak ditë më parë në Shqipëri, dhe se atentati i sotëm është një larje hesapesh.
Report Tv ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Elbasan, ku ka vdekur edhe 1 shtetas i huaj, që sipas burimeve është shtetas turk. Turku është identifikuar si Erdal Durunay.
mirse te vini ne albanistanin tone te dashur
Përgjigjute gjithe kemi ardhur per te ikur, nese o ju çuna kriminela që e keni bere ndonje milion me euro/dollar e keni konflikte per prishje pazaresh te cfare do lloji, merrni ato nerezit e afert e zhdukuni ne ndonje fshat te Delvinee, skeaparit, Tropojes apo Malsise se Madhe.
PërgjigjuJu ben te fala Leshi I Rames
PërgjigjuBesoj ku do jete Ministri deshtak dhe pa asnje merite do iki shpejt pasi edhe emerimi I tij kushtoi shume PS.