Masakra e Gërdecit/ GJKKO i thotë 'Jo' Mediut për videokonferencë, dëshmitarët amerikanë do të pyeten nga agjentët e FBI-së

2 Maj, 16:05

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për pyetjen e 5 dëshmitarëve amerikanë me video-konferencë në gjyqin ndaj tij për masakrën e Gërdecit. GJKKO vendosi që dëshmia të bëhet me letër porosi dhe marrja në pyetje do të bëhet nga agjentë të FBI.