Masakra e Gërdecit/ Mediu në GJKKO i bezdisur nga familjarët e viktimave: 15 vite që ju dëgjoj! I ati i Edison Durdës së vrarë: Sot kishte ditëlindjen, do mbushte 25 vjeç

30 Tetor, 19:39 | Përditesimi: 30 Tetor, 19:39

Fatmir Mediu kërkon të gjykohet pa praninë e familjarëve të viktimave. Edhe pse të drejtën e tyre për të qenë pjesë në proces e ka njohur edhe Strasburgu, me pretendime absurde se avokati paguhet nga Soros, ish ministri kërkoi largimin nga gjyqi të familjes Durda dhe mbrojtësit të tyre. Seanca e radhës do të mbahet më 11 nëntor. 

    r.k./Shqiptarja.com