Masakra e Gërdecit, seancën tjetër thirret Luan Hoxha, Mediu: Shpresoj të gjithë të vijnë të dëshmojnë e të zbardhet e vërteta

24 Janar, 13:00

Ish ministri i Mbrojtjes doli nga gjyqi I GJKKO-së. Në një prononcim për median ftoi të gjithë të dëshmojnë për të thënë të vërtetën.

“Ministri i Mbrojtjes nuk ka bërë asgjë veçse ka zbatuar ligjin dhe detyrën. Shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë e të flasin, në interes të zbardhjes së të vërtetës të dëshmojë për të thënë të vërtetën” tha Mediu

Seancën e radhës prokuroria ka thirrur Luan Hoxhën, ish shefi I shtabit të përgjithshëm që ndodhet në Amerikë. Ende nuk dihet si do të merret dëshmia e tij.