Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares

24 Prill, 18:52

7 vite pas masakrës së Lushnjes me 2 të vrarë, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun. Kundërshtari i bandës së Aldo Bares, ndodhet i arrestuar në Greqi, ku po përpiqet të mos ekstradohet në vendin tonë, pavarësisht se gjykata në Janinë e ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare