Masakra në Zelandën e Re/ Xhamia u ndërtua nga një shqiptar i Kosovës

16 Mars 2019, 21:20

Një nga xhamitë ku ndodhi sulmi i djeshëm në Zelandën e re është ndërtuar nga një shtetas shqipatr i Kosvës, Masar Krasniqi, i cili ka emigruar në këtë shtet që në moshën 19 vjeccare. Më 30 mars 1979 ai së bashku me një grup myslimanësh vendosën gurthemelin në këtë xhami, madje duke lënë garanci në hipotekë shtëpinë. Madje, për shërbim ndaj komunitetit ai u dekorua me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II. 

Ndërkohë i dyshuari kryesor për masakrën, 28-vjeçari Brenton Tarrant, doli përpara gjykatës sot ku ndaj tij rëndon akuza e vrasjes. Ndërsa dy personat e tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje ndodhen në paraburgim. Tarrant pritet që të dalë përsëri para gjykatës më 5 prill. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje e kishte parajmëruar më herët sulmin terrorist në rrjetet sociale.

Tragjedia në Zelendën e Re pati bilanc të frikshëm ku vdiqën 49 persona mes tyre edhe fëmijë dhe u plagosën  mbi 50 të tjerë. Kjo nxiti Kryeministren  e vendit Ardarn të  marë vendimin për të ndalouar  armët gjysëm automatike. Ekspertët e kontrollit të armëve theksojnë se armët e tilla mund të shndërrohen lehtësisht në pushkë gjysmautomatike të stilit ushtarak duke përdorur një magazinë me kapacitet të lartë, shitja e të cilave ende nuk është e rregulluar në Zelandën e Re.