49 besimtarë të vrarë në xhami, terroristi dëgjonte muzikë ekstremiste serbe, emri Skanderbeg 'gdhendur' në armë (FOTO)

Të paktën 49 persona humbën jetën dhe 48 mbetën të plagosur në sulme terroriste të dy xhamive të mbushura me besimtarë në lutjet e së premtes në Christchurch në Zelandën e Re. Një terrorist australian 28-vjeçar hapi zjarr ndaj besimtarëve, dhe u arrestua më tej nga forcat policore, së bashku me tre persona të tjerë, të cilët janë në paraburgim, për tu marrë në pyetje në lidhje me sulmin tragjik, mes të cilëve një grua.

Australiani është identifikuar Brenton Tarrant, 28 vjeçar nga qyteti Grafton në New South Wales të Australisë. Ai u fut i armatosur brenda xhamive dhe nisi të qëllojë me breshëri arme automatike ndaj besimtarëve që i dilnin përpara. Bëri sulmin e parë në xhaminë Masjid Al Noor dhe më tej në një xhami të dytë në Linwood gjithashtu në qytetin e Christchurch. Sipas dëshmitarëve sulmuesi vuri në shënjestër fillimisht dhomën e lutjeve të meshkujve në xhami, pastaj u zhvendos në dhomën e grave. Të pranishëm në momentin e faljes së të premtes besohet se ishin mbi 400 besimtarë.

Pak minuta para sulmit ai hyri Live në Facebook duke shfaqur para mijera ndjekësve krimin e tmerrshëm, përreth 17 minuta. Mjaft gjakftohtë qëllon ndaj besimtarëve që ndodheshin në xhami, duke u siguruar që ata të vdisnin, pasi shihet teksa kthehet sërish në të njëjtën dhomë të xhamisë dhe qëllon me breshëri ndaj besimtarëve të shtrirë. Video është xhiruar nga vetë ai, dhe nga sa u transmetua live, dukej një skenë e tmerrshme loje "Counter-Strike", veçse fatkeqësisht gjithcka ishte reale.  Në videon, që tashmë është fshirë nga rrjetet sociale dhe mediat e huaja për shkak të përmbatjes së rëndë, duket arma automatike teksa drejtonte shënjestrën ndaj personave të rastësishëm që la të vdekur dhe të plagosur. 

Ky eshte momenti i transmetuar Live ne Facebook-un e autorit, video te cilen Shqiptarja.com e ka parë dhe ka vendosur të mos e trasnmetojë për shkak të përmbatjes së rëndë

Njëri prej të arrestuarve kishte veshur një jelek vetëvrasës, ndërsa një tjetër me uniformë ushtarake u arrestua jashtë shkollës së mesme Papanui.

Në armën e vrasësist australian, foto e së cilës është publikuar nga DailyMail, shfaqet i shkruar emri "Skanderbeg" dhe "Gjergj Arianiti", në mesin e fjalëve të tjera që evidentohen në armën automatike në gjuhë të ndryshme.

Mediat turke kanë bërë një analizë të shkrimeve në armën e terroristit, ku është evidentuar edhe lideri shqiptar Skënderbej.

Në karikatorët e armëve janë të shkruar emrat e atyre që kanë kryer sulme ndaj myslimanëve, si dhe referime historike betejash, kryesisht në Mal të Zi, si për shembull beteja e Fundinës në 1876 kundër osmaneve. Brenton Tarrant kishte të shkruar emrat e Marko Popovic dhe Stefan Lazar, emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Llazari’ i cili vdiq në luftë me turqit në Fushë-Kosovë.

Një video e filmuar përpara sulmit terrorist tregon vrasësin duke dëgjuar në makinë një këngë që nderon kryekriminelin e luftës, njohur su kasapi i Bosnjes, Radovan Karaxhiç, i cili pritet të marrë dënimin përfundimtar në Gjykatën e Hagës, javën që vjen. Në këngë thuhet: “Ujqërit po vijnë në Krajinë, fashistë kini kujdes, Karaxhici ju drejton ju serbët, nuk kanë frikë nga askush”.

Sulmuesi Brenton Tarrant ka lënë një manifest në internet në të cilin mes të tjerash thekson se zgjodhi Zelandën e Re për shkak të vendndodhjes së saj, për të treguar se edhe pjesët më të largëta të botës nuk janë të lira nga "imigracioni masiv". Brenton Tarrant admironte Radovan Karaxhiçin, postonte fotografi me simbole nacionaliste serbe dhe kritikonte ndërhyjen e Amerikës për çlirimin e Kosovës.

“Unë jam thjesht një burrë i rregullt i bardhë, nga një familje e rregullt, i cili vendosi të marrë qëndrim për të siguruar një të ardhme për popullin tim. Një sulm në Zelandën e Re do të vinte në dukje të vërtetën e sulmit mbi qytetërimin tonë, se asnjë vend ku nuk ishte i sigurt në botë, pushtuesit ishin në të gjitha tokat tona, edhe në zonat më të thella të botës dhe se nuk ishte vendi ku mbetën të shkonin dhe që ishin të sigurta dhe të lirë nga emigracioni masiv. Ne duhet të sigurojmë ekzistencën e popullit tonë dhe një të ardhme për fëmijët e bardhë", shkruante autori në Fecebook.

Reagime të tronditura pas atentatit në Zelandën e Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi si një “nga ditët më të errëta të Zelandës së Re”, duke theksuar se “qartazi kjo mund të përshkruhet vetëm si sulm terrorist. Nga ajo që dimë duket se ishte mirë i planifikuar. U  sulmuam sepse "përfaqësojmë diversitetin", tha Ardern.

Kryeministri australian, Scott Morrison e quajti një sulm të kryer nga një "terrorist ekstremist, me orientim të djathtë dhe të dhunshëm". Ai tha se ai ishte një qytetar i lindur në Australi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi e tronditur pas sulmit në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re.

"Jam e pikëlluar bashkë me zelandezët dhe bashkëqytetarët e tyre, që në mënyrë paqësore po faleshin në xhamitë e tyre dhe u vranë nga urrejtja raciste. Ne qëndrojmë krah për krah kundër një terrori të tillë".

Pas sulmit të përgjakshëm në Zelandën e Re reagoi edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai u shpreh se "jemi thellësisht të tronditur nga krimi brutal në Christchurch." Heiko Maas shkroi në tëitter se "nëse njerëzit vriten vetëm për shkak të fesë së tyre, ky është sulm kundër nesh të gjithëve. Jemi të bashkuar në anën e viktimave. Qëndro e fortë Zelandë e Re!"

Edhe presidenti turk, Erdogan shprehu ngushëllime për viktimat dhe tha se ato "janë shembulli i fundit i racizmit në rritje dhe islamofobisë".

Nuk përjashtohet mundësia që persona të tjerë të dyshuar të jenë në arrati. Autoritetet kanë njoftuar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë për të shmangur ndonjë tragjedi tjetër të mundshme. Mund të ishte një bilanc edhe më i rëndë, por policia ndërhyri në kohë pasi gjeti një numër të madh eksplozivësh të lidhur pas disa makinave. 

Në të gjithë vendin është ngritur shkalla e sigurisë

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pirro: 16/03/2019 18:37

    Aty eshte shkruar skanderbog

    Përgjigju
  • shemshedin abdullahu: 16/03/2019 16:23

    Po pse nuk knonte konge shqiptare ai, se Skenderbegi ka qenë shqiptar... Apo s'ka kongë të tilla, se shqiptarët tani jane tyrq e aziatikë e fatkeqësisht s'kanë mo asnjë lidhje me Arbërinë e arbërit.

    Përgjigju
  • AZGANI: 15/03/2019 22:42

    KY KRIMINELI TERRORIST I NDYRE PISLLEK I POSHTER E PASKA PREJARDHJEN PREJ QETNIKEVE SHKIVE SE PREJ TYRE PASKA MARR MESIM SI DUHET ME BERE ME MBYTE NJEREZ TE PAFAJSHEM:

    Përgjigju
    • rexhep tahipi: 16/03/2019 00:52

      rri urte koqevar se mos ka ndonje tjeter tek shtepia e tij e merr vesh qe e shave ti edhe vjen ta leron loken

  • Kanguri: 15/03/2019 22:02

    Kte tipin do e ket dhunuar ndonje kangur musliman qe ka pas kaq urrejtje.Per me teper intelekt i larte saqe e ka bere shume qarte "dallimin" midis skenderbeut dhe kosoves te manifesti vet.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 15/03/2019 20:09

    Nuk mund te rrije pa u perzier Turqia aq me teper kur shfaqet emri i heroit shqiptar qe i shkoi ne shpate per 25 vjet me rradhe!!

    Përgjigju
  • Ateo: 15/03/2019 18:09

    Te biesh ne pozitat mesjetare te islamismit eshte nje hap mbrapa per shoqerite e civilizuara por duhet ta kuptojne edhe muslims se terrorizmi mund mund te behet tmerri i xhamive te tyre.Deri tani muhamedanet kane ba me dhjetra atentate neper kishat kristiane.Urrejtja sjell urrejtje.

    Përgjigju
    • Flo: 15/03/2019 22:48

      Ata qe kan ber atentate jam terrorista njeri I dashur edhe jo atentate ndaj para se t flasesh degjo mir informacjonet edhe lajmet. Komentet qe vij nga njerzit si ty Jan pa vler si personaliteti jot ndaj me mir shko fshihu ne ndonje vend. Faleminderit per mirkuptimin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja