Masat antiCOVID rrezikojnë turizmin e vjeshtës e dimrit, operatorët: Lëvizjet do jenë të vështira e të kushtueshme

31 Gusht 2021, 15:54

Ashpërsimi i masave për të frenuar përhapjen e virusit COVID-19, rrezikon vijimin e turizmit të vjeshtës dhe dimrit. Operatorët turistikë edhe pse mbështesin masat e ndërmarra nga Komiteti i Ekspertëve thonë se ato kufizojnë lëvizjet dhe i bëjnë më të kushtueshme udhëtimet. Sezonin turistik, në përgjithësi e cilësojnë të suksesshëm, pavarësisht problemit me menaxhimin e mbetjeve.