Masat e koronavirusit/ Nxënësit me maska në shkolla! Prindërit: Janë këshilluar nga mësuesit

25 Shkurt 2020, 15:35

TIRANE- Një ditë pasi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lëshoi urdhrin për marrjen e masave Higjeno-Sanitare në institucionet parashkollore dhe ato të tjera arsimore Report TV bëri një vëzhgim në disa prej shkollave 9 vjeccare në kryeqytet.

Të pajisur me maska mbrojtëse nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë vijuar normalisht procesin mësimor.