Masat për diabetikët/Prodhohet filmi i parë në Shqipëri

8 Prill 2020, 20:16

Studimet e fundit po flasin për rolin që ka marrja e Vitaminës D për një periudhë dy javore. Grupet e rriskut që e kanë imunitetin jo të fuqishëm u rekomandohet marrja në doza të mëdha e vitaminës D. Studimet të tjera kanë treguar se edhe Vitamina C është mjaft e rëndësishme të merret në doza të mëdha 2 deri në 3 gr shoqëruar me marrjen e magnezit, në 400 mlg në ditë. Përsa i takon të sëmurëve diabetik mjeku Dashamir Gjergji në një lidhje skype në emisionin Repolitix në Report TV thotë së diabetikët që janë trajtuar mirë nuk duhet të tremben. Diabetikët që trajtohen rregullisht nuk kanë ndryshim në trajtimin e kësaj sëmundje apo përballje me të. Por kur kanë patur një diabet të çrregulluar, këta do vuajnë dhe imunitet të dobët dhe mundësia e përballjes me këtë armik lë shumë për të dëshiruar. --------------------------------- Një grup të rinjësh ka sjellë këto ditë për publikun shqiptar një film me metrazh të shkurtër duke dhënë një mësazh shumë shpresëdhënës për gripin e ri që ka pushtuar botën.