Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, media spanjolle: Amant Josifi lihet i lirë në Dubai! Avokati: Është biznesmen, i kishte marrë me qira

15 Shtator 2023, 21:08

Amant Josifi, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim e 17 mijë shtetasve të BE-së përmes Call Center-ave dhe i ndaluar më 6 shtator në Dubai, është lënë i lirë nga autoritetet e këtij shteti. Kështu bën me dije gazeta spanjolle ‘El Pais’, fakt të cilin ia ka konfirmuar avokati i Amant Josifit dhe pretendon se ai jeton prej 3 vitesh atje