Mashtrimi i biznesmenëve, në tri raste ‘ideatori’ i njëjtë! Zbulohet skema e Florian Gjergjit, dërgonte mesazhe në emër të zyrtarëve

11 Maj 2023, 16:31

Biznesmenë nga më të mëdhenjtë që veprojnë në Tiranë, kanë qenë objektiv i mashtrimit nga një grup personash që kërkonin shuma të mëdha monetare me anë të mashtrimit duke u hequr si zyrtarë të lartë. Në tri nga katër rastet e ndodhura nga janari, ideator është Florian Gjergji, i shpallur në kërkim. Report TV ka zbardhur detaje nga mënyra si vepronte grupi.