Mashtrimi me mikrokreditë, Prokuroria e Tiranës sekuestron 10 mln € llogari bankare të 10 personave e 3 subjekteve financiare! Investuan në letra me vlerë

30 Maj, 12:02

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar llogari bankare me vlerë 10 mln euro për 10 persona dhe 3 subjektet financiare mikrokediti, ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha. Paratë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar përmes skemës së mashtrimit me mikrokreditë dhe më pas janë investuar në letra me vlerë.