Mashtroi familjen Verracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, gjykata lë në burg Milena Derajn! Dëshmia e 30-vjeçares: Më kërcënonin 4 grupe kriminale

26 Maj 2023, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2023-05-26 16:14:11

Milena Deraj, e cila akuzohet se ka mashtruar familjen Verracaku dhe shoqen e saj e u mori 570 mijë €, do të mbetet në burg. Deraj i mori 230 mijë euro shoqes me premtimin se do i investonte në bono thesari, ndërkohë që i mori 340 mijë € familjes Verracaku me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë.