Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

16 Janar, 20:54

Llogaritë bankare të qytetarëve po vidhen nga mashtrues që fshihen pas mesazheve online për oferta të ndryshe biznesi apo dhënie kuponësh për tu shpenzuar në një dyqan. Shoqata e Bankave u bën thirrje qytetarëve që të mos t’i japin askujt të dhënat e tyre të llogarive bankare, pasi do të përballen me zhvatje të parave.