Maskat në ‘ndihmë’ të hajdutëve/ VIDEO se si i riu vjedh biçikletën në mes të ditës në qendër të Tiranës

10 Nëntor 2020, 16:45

TIRANË- Me maskë anti-COVID, kapele dhe kapuç, një i ri i pashqetësuar nga kamerat e sigurisë vjedh një biçikletë në garazhin e një pallati në qendër të Tiranës, në mes të ditës.

Në videon e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusa duket një i ri që hyn në garazhin e një pallati në lagjen mes Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit dhe pasi zgjedh biçikletën më të mirë, pret kavon me pinca dhe largohet i pashqetësuar nga kamerat.Rreth një muaj më parë blutë e Tiranës goditën një tjetër rast të vjedhjeve të biçikletave, ku një hajdut blinte nga të rinj biçikleta të vjedhura dhe i shiste ato më pas. Në këtë operacion u sekuestruan 66 biçikleta të vjedhura, ku 30 prej tyre tashmë i janë kthyer qytetarëve.