MAT/ Përfundon numërimi, fiton kandidati socialist me 7 425 vota! I pavaruri i opozitës 3318 vota

10 Nëntor, 07:26 | Përditesimi: 10 Nëntor, 07:26

Edhe në bashkinë e Matit ka përfunduar numërimi. Kandidati socialist Altin Bojni ka fituar me 7425 vota, kundrejt rivalit të tij, kandidatit të pavarur Eduart Brahilika me 3318 vota. Ndërsa kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur ka marrë vetëm 549 vota.

r.k./Shqiptarja.com