Matura 2023, mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen sot testit të Lëndës me Zgjedhje! Pak minuta pas nisjes së provimit publikohen tezat e disa provimeve

19 Qershor 2023, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2023-06-19 16:30:38

Matura Shtetërore 2023 zhvillon sot provimin e fundit, atë të lëndëve me Zgjedhje! Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ashtu siç ka ndodhur edhe në provimet e mëparshme, tezat e disa provimeve janë publikuar pak minuta pas nisjes së provimit.

Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.