Matura 2023/ Publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë! 440 mbetës, vetëm 15 nxënës absolut

18 Qershor 2023, 20:56

Ministria e Arsimit ka publikuar notat për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën 2023. Këtë vit, 440 nxënës kanë rezultuar mbetës ndërsa vetëm 15 kanë mundur të marrin notën 10.

30 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, ndërsa ditën e  nesërme më 19 qershor, maturantët do të kryejnë provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje.