Matura 2024/ 28 mijë maturantë testohen sot tek 'Gjuha e Huaj'!

3 Qershor, 10:19 | Përditesimi i fundit: 2024-06-03 16:05:57

Rreth 28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Janë rreth 144 qendra provimi që do të administrohen nga 2700 punonjës arsimorë të të gjitha strukturave, të cilët janë angazhuar për të administruar, për të monitoruar procesin e Maturës Shtetërore. Provimet do të zhvillohen edhe në qendra me hapësira të mëdha siç janë palestra, korridore, ku 70% e mjediseve do të monitorohen nga kamerat për të siguruar dhe për të pasur një proces administrimi sa më transparent.