Matura/ Gati trefishohen mbetësit te gjuha e huaj, 952 s’kaluan, nga 384 vitin e kaluar! 9 herë më pak ekselentët! Ekspertët: Duhet ndryshuar metodologjia

21 Qershor, 18:43

Rezultatet alarmuese të provimit të Gjuhës së Huaj të Maturës Shtetërore, me qindra mbetës, ekspertët e arsimit e shohin si problematikë tek nxënësit që nuk mësojnë në mënyrë të strukturuar në shkollë. Në studion e Report Tv ekspertët thonë se duhet ndryshuar qasja e nxënësve që synojnë vetëm notën, shpesh me kopje e me ndihmë.