Matura/ Sot provimi i parë, mbi 30 mijë maturantë testojnë njohuritë në gjuhën e huaj! Për herë të parë test i veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe

1 Qershor 2023, 08:37 | Përditesimi i fundit: 2023-06-01 16:31:45

Matura Shtetërore 2023 do të zhvillojë sot provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohet këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për herë të parë do ketë test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.