Maturantët nën ‘ethet’ e provimeve, monitorim me kamera! Këshilluesja e karrierës mbështetje për nxënësit

25 Maj 2023, 17:40

Pas 5 ditësh të gjithë maturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore. Shumë prej tyre kanë filluar të jenë te stresuar këto ditë, ndërsa vijojnë të përsërin njohuritë e marra në tre vite. Por në këto ditë të vështira me ngarkesë emocionale,  mbështetje e madhe për ta ka qenë dhe zyra e këshillimit të karrierës ku maturantët kanë marrë orientime në përputhje me kërkesat e tregut.