Maturantët orientim drejt arsimit profesional, njihuni me Stivenin, 18-vjeçari që punon pa mbaruar ende shkollën! ‘Hoteleri Turizmi’ dega më e pëlqyer me mundësi punësimi

28 Shtator 2023, 17:48

Të rinjtë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt arsimit profesional, pasi aty punësimi është më i sigurt. Dega e Hoteleri-Turizmit duket se është më e pëlqyera e momentit. Report Tv sjell historinë e Stivenit i cili hoqi dorë nga ëndrra për t’u bërë kuzhinier, dhe iu fut degës së guidave turistike ku është punësuar para se të përfundojë arsimimin