Mbahet Festivali i Verës në Berat, 33 kantina në panair! Për herë të parë prezantohet vera e arbëreshëve

14 Tetor 2023, 18:24

Kjo fundjave është një mundësi e mirë për të shijuar verërat shqiptare në panairin e Beratit. Marrin pjesë 33 prodhues nga Shqipëria, Kosova dhe Kalabria. Gjatë qëndrimit në qytetin e UNESCO-s, përpos degustimit të verërave mund të ndiqni dhe koncertet në mbrëmje.