Mbahet kongresi i dytë studentor në Shqipëri, mes shumë ‘hallesh’, univesitetet po braktisen! Fuga: Duhet politikë e re, studentët akses në vendimmarrje

17 Nëntor 2023, 20:47

Për të dytin vit radhazi është mbajtur në Tiranë, Kongresi Kombëtar Studentor në Shqipëri. Studentët diskutuan problematika të ndryshme nga braktisja e auditorëve deri tek krijimi i 4 mensave pranë rezidencave studentore të kryeqyetetit një iniciativë e ndërmarr një vit më parë nga vetë ata.