Mbajti peng fëmijët, daja i gruas së 40-vjeçarit për Report Tv: Mbesën e dhunonte, merrte fëmijët për t'ia vrarë në sy! E denoncuam mbi 30 herë, policia e mbrojti

15 Maj, 11:06

Aleks Marku, i cili u arrestua sot se mbajti peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kështu thotë Nikoll Gjonaj, daja i  gruas së Aleks Markut në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila.

Ai thotë se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike edhe fizike. Nikoll Gjonaj thotë se e kanë denoncuar 20-30 herë Aleks Markun për dhunën që ushtronte, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit se e merrte në mbrojtje dhe e ka lënë të lirë.