Mbajti peng për 1 javë partneren dhe e rrahu barbarisht me karrige! Pranga 31-vjeçarit në Tiranë, iu gjet kokainë në banesë! Arrestohen edhe 4 shokët e tij

16 Prill 2023, 13:45

Gleard Gusholli, 31 vjeç, u bë antagonist i një ngjarjeje të rëndë të denjë për një skenar filmi horror në Tiranë. I riu u arrestua këtë të diel nga efektivët e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet pasi dhunoi në mënyrë barbare dhe mbajti peng për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare në afërsi të zonës së ish-Parkut të Autobusëve, në rrugën “Frosina Plaku”.