Mbathja e mushkës me patkonj

26 Janar 2021, 09:17

Kovaçi Rexhep Meta mbath live me patkonj një mushkë para syrit të kameras së emisioneve Veri Jug, një punë kjo e vështirë dhe interesante. Jo vetëm kaq. Kovaçi Meta prodhon e riparon edhe parmenda të vogla për nevojat e banorëve të fshatit Zgosht, vegla pune këto të domosdoshme në një fshat kodrinor në krahinën e Çermenikës.