Të gjithë qytetarët të cilët kishin bërë vaksinë e parë kineze, tashmë do të mund të marrin edhe dozën e dytë të kësaj vaksine. Pas një mungese prej pak ditësh, kanë ardhur sot në vend 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vijuar pa ndërprerë procesin e vaksinimit masiv. E pranishme në Aeroportin "Nënë Tereza", Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se këto doza do të përdoren pikërisht për qytetarët që tashmë kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.Po ashtu ajo bëri me dije se nesër do të mbërrijnë edhe 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa shtoi se brenda muajit maj do të vijnë edhe 40 mijë vaksina AstraZeneca. Manastirliu shtoi se do të fillohet edhe me zgjerimin e grupit të riskut, ku së shpejti do të përfshihen edhe punonjësit e transportit publik. "Sapo kanë mbërritur 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, pjesë e kontratës së dytë që qeveria shqiptare ka negociuar, doza që do përdoren për qytetarët që tashëm janë vaksinuar me dozën e parë dhe duhet të vijojnë vaksinimin me dozën e dytë. Jemi duke vaksinuar sipas kalendarit ët vaksinimit, po vijojmë me punonjësit e fasonerive dhe punonjësit e hoteleve. Duke filluar me ardhjen e vaksinave, pjesë e kontratës prej 500 mijë dozash, do fillojmë me rritjen e grupit të riskut, duke përfshirë edhe vaksinimin e punonjësve të transportit publik. Situata me pandeminë është tashmë e normalizuar. Të hënën do të vijnë 14 mijë e 40 vaksina Pfizer nga instrumenti Covax. Brenda muajit majë do vijën edh e40 mijë vaksina Covax. I pranishëm në aeroportin "Nënë Tereza" ishte edhe Ministri Arben Ahmetaj, i cili e cilësoi mbërritjen e këtyre doza, si një premtim të mbajtur pas 25 prillit, duke iu përgjigjur zërave të kritikëve për mungesën e vaksinës kineze gjatë ditëve të fundit. “Është premtim i mbajtur pas datës 25 prill. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet por me atë që bën një qeveri. Ja një fakt tjetër se bashku me ministren i kemi prezantuar kryeministrit edhe planin e vaksinimit për vitet që vijnë,” tha Ahemtaj. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 830 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ndërsa numri i vaksinimeve të kryera, deri dje, është 712 mijë dhe janë më shumë se 240 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat.
Mbërrijnë 60 mijë doza të vaksinës kineze, Manastirliu: Do përdoren për të vaksinuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë! Nesër edhe 14 mijë nga Pfizer
Video të tjera
-
Kontrollet e policisë në Vlorë, fokus automjetet me xhama të zinj dhe personat në kërkim
3 Tetor, 22:28 -
5 fëmijë të një kopshti publik në Korçë përfunduan njëkohësisht në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi! Policia nis hetimet
3 Tetor, 19:13 -
5 fëmijë të një kopshti publik në Korçë përfunduan njëkohësisht në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi! Policia nis hetimet
3 Tetor, 19:08 -
Digjen mbi 70 hektarë me pyje e pemë frutore në Peqin e Lezhë, flakët përpijnë edhe 5 shtëpi të pabanuara (VIDEO)
3 Tetor, 17:27 -
Videot me Adi Hilën, Eli Fara rrëzon alibinë e gazetarit për shantazh seksual! Shkelja kryesore ku ligji ‘kap’ edhe Elton Tozajn
3 Tetor, 17:08 -
‘Tirana Grand Prix’/ 42 makina historike në sheshin ‘Nënë Tereza’, koleksionistë nga Shqipëria, Kosova dhe Europa mbledhin të apasionuarit pas mjeteve retro
3 Tetor, 14:31 -
Tharja e rezervuarit të Kasharajt, dështojnë punimet për zhblokimin e shkarkuesit! Hiqen gjysma e peshqve të ngrodhur, groposen në Pluk
3 Tetor, 14:26 -
‘Territorialja’/ Aleatët të pakënaqur, kritika Berishës: Na përjashtove nga procesi, na le në terr! Dil, kryeso protestat! Kreu i PD i mbledh vetëm 5 ditë para votimit në Kuvend
3 Tetor, 14:25 -
“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK
3 Tetor, 13:19 -
Kurbin/ Nuk iu bind policisë, përplasi makinën e efektivëve dhe hodhi pistoletën, arrestohet 27-vjeçari
3 Tetor, 13:00 -
Fier/ Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës për masën e sigurisë
3 Tetor, 12:23 -
Vienë/ Austriaku që synon presidencën ka një premtim për Shqipërinë: Nëse zgjidhem, armët e Skënderbeut do të kthehen në Krujë
3 Tetor, 11:48 -
Lezhë, rritet me 50 lekë në ditë tarifa vetëm për ushqimin në kopshtet publike! PD: Barrë për 540 familje! Ndreu: Shkak rritja e çmimeve
3 Tetor, 11:33 -
Raporti i DASH për klimën e biznesit/ Tabaku: Korrupsioni ka një faturë dhe e paguajnë qytetarët! Kapitali serioz kërkon transparencë dhe konkurrencë
3 Tetor, 10:56 -
Vatër edhe në Rrilë të Lezhës
3 Tetor, 10:44 -
Drogë pranë shkollave në Shkodër, kanabisi i paketuar si ‘Candy Surprise’! Në pranga 28-vjeçari
3 Tetor, 10:24 -
‘50 mijë euro ose të hedh biznesin në erë’, në pranga 21-vjeçari që kërcënoi biznesmenin në Dibër
3 Tetor, 09:16 -
Zjarri në Galush dhe Gjevur të Peqinit, flakët u afrohen banesave
2 Tetor, 23:15 -
Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’, s’ka ftesë
2 Tetor, 21:52 -
Drafti i KPP/ Pezullimi nga detyra në fazë hetimi paraprak, jo pa njoftim 5 ditë para e marrje në pyetje të zyrtarit! SPAK e GJKKO, jo më hetim e gjykim kolegëve për çdo krim
2 Tetor, 19:30