Mbërrin në Durrës kroçiera e parë për këtë sezon! Rama: Erdhi ‘Bukuroshja e Adriatikut’ me 134 turistë, kryesisht francez

24 Prill 2023, 10:14

Durrësi ka nisur zyrtarisht sezonin e kroçierave turistike edhe për këtë vit kalendarik. Mëngjesin e kësaj të hëne është akostuar në Portin e Durrësit “La Belle De L’Adriatique”, e cila ka sjellë 134 turistë, kryesisht francezë. Për të disatin vit radhazi është pikërisht “Bukuroshja e Adriatikut”, që hap siparin e sezonit turistik për kroçierat të cilat sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet e kroçeres.

 

    No videos found.