Mbështetësi i Salianjit kritikon 'elitën' e PD-së për humbjet e zgjedhjeve: Flasin fort në studio televizive, heshtin në përballje reale!

29 Maj, 20:52 | Përditesimi: 29 Maj, 20:52

Një nga mbështetësit e ish-deputetit Ervin Salianji ka drejtuar kritika të forta ndaj asaj që e cilësoi si “elitë” të Partisë Demokratike, duke e bërë përgjegjëse për humbjet në zgjedhje. 

Gjatë takimit të zhvilluar pranë Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, Orest Berberi tha se opozita nuk humbet vetëm përballë kundërshtarit, por edhe për shkak të gabimeve dhe mungesës së reagimit brenda vetes.

I.M/Shqiptarja.com