Mbetet stok 80% e ‘qepës së ujit’, fermerët: S’rezistojnë më, do i hedhim në kanal

26 Shkurt, 19:20

Fermerët e fshatit Porodinë të Korçës do të hedhin në kanal prodhimin e qepëve. Ata i kanë ruajtur deri tani në magazina, por prodhimi nuk reziston më si mall stok. Sipas fermerëve prodhimi mbeti pa shitur pasi në treg mbizotëron qepa serbe.