Mbeti i plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, kush është Bujar Çela

1 Mars, 17:55 | Përditesimi i fundit: 2024-03-01 18:26:54

Një shpërthim në një biznes tronditi qytetin e Lushnjes ditën e sotme. Si pasojë 1 person ka ndërruar jetë, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, në pronësi të të cilit është biznesi. Deputeti Çela është deputet i Lushnjes prej dy mandatesh, i dalë nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.