Mbeti pa spiranca në det, anija Oak 1 rimorkohet në Portin e Durrësit

8 Janar, 20:15 | Përditesimi: 8 Janar, 20:15

Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mbi 6 ballë, anijes Oak 1 iu këputën të dyja spirancat në radën e Portit të Durrësit. Për të shmangur daljen në cektinë, u organizua një operacion shpëtimi dhe anija u shoqërua drejt kalatës për ankorim të sigurt.

I.M/Shqiptarja.com