Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, burime nga koncesionari EMS: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza

30 Gusht, 20:17

Deklaratën e bërë nga zv. kryeministrja të mërkurën se ngarkesa e mbetjeve toksike, për të vijuar itinerarin nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duhet të ishte parandaluar nga koncesionari që administron terminalin lindor të këtij porti pasi është përgjegjës, kompania EMS Shipping & Trading GmbH e përgënjeshtron totalisht. Burime nga EMS thonë se detyrat e tyre nuk lidhen me analizat, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga kontrata.

    No videos found.