Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90-ës s’kemi rrugë as ujë, veç premtime

12 Janar, 14:55

Dikur me 300 familje, sot Lapardhaja e Vlorës ka mbetur një fshat i shkretë me të moshuar, ndërsa të rinjtë kanë emigruar. Banorët e mbetur janë pothuajse të izoluar për shkak të rrugës së amortizuar. Një tjetër problem është mungesa e ujit.