Mbeturina në rërë, Shëngjini ende nuk është gati për sezonin! Bashkia: Sezonin e hapim javën tjetër, do pastrohet bregdeti

20 Maj 2023, 16:40

Pushuesit e parë kanë ardhur por Shëngjini ende nuk është gati për nisjen e sezonit turistik. Përveç mbeturinave në rërë që bashkia premton se bregdeti do pastrohet javën tjetër, hoteleri turizmi po vuan mungesën e punëtorëve.

Qyteti turistik nuk është ende gati për sezonin, edhe pse jemi në gjysmën e dytë të majit. Pushuesit thonë se duhet të ishin marrë masat më herët për pastrimin e bregdetit dhe vendosjen e çadrave.