Mbi 1 mld €! Emigrantët shqiptarë rekord historik! Vjet “lëshuan” dorën me para për të afërmit, zbutën 8% varfërinë

25 Mars, 15:19

Emigrantët sollën mbi 1 miliardë euro për të afërmit e tyre gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kjo është vlera më e lartë e regjistruar deri më tani sa i takon remitancave duke u rritur me 116 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Dërgesat më të mëdha vijnë nga Greqia, Italia dhe SHBA.