Mbi 13 mijë të prekur nga gripi e virozat e stinës në javë! Ekspertët: Ka një trend në rritje, por jemi larg epidemisë! Ja cilat janë simptomat

15 Janar, 16:34 | Përditesimi i fundit: 2024-01-15 16:36:11

Në të gjithë vendin Instituti i Shëndetit Publik po numëron më shumë se 13 mijë të prekur me grip dhe viroza të stinës në javë. Për Report Tv ekspertët thonë se duhet kujdes por nuk ka vend për alarm, pasi jemi në sezonin e dimrit dhe kjo situatë është e pritshme.