Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të javës që lamë pas, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.
Sipas policisë, janë vendosur 21 593 gjoba gjatë javës që lamë pas në të gjithë vendin.
Blutë sqarojnë se janë pezulluar 156 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, janë arrestuar 40 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.