Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të javës që lamë, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.
Sipas policisë, janë vendosur 31 586 gjoba, shumica prej të cilave për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit
Blutë sqarojnë se janë pezulluar 129 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt, ndërsa janë arrestuar 47 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.