Mbi 31 mijë të huaj hynë çdo ditë në Shqipëri gjatë majit, 973 mijë turistë! Bumi zhvlerëson valutat, euro zbret në 100.2 lekë

24 Qershor, 17:39

Numri i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në 5-mujorin e këtij viti është rritur me 38% krahasuar me vjet. Këto shifra tregojnë për një tjetër rekord turistik, por nga ana tjetër kanë sjellë zhvlerësim të valutave dhe rritje të importeve ushqimore.