Mbi 351 mijë të punësuar në vend me pagë minimale! Rrogat e ulta apo të padeklaruara? Eksperti: Ka evazion

17 Mars, 22:19

Më shumë se gjysma e të punësuarve në vend, nuk e arrijnë pagën mesatare prej 75 mijë lekësh. Referuar të dhënave të INSTA, janë mbi 733 mijë punonjës që paguhen deri në 60 mijë lekë, nga këto 350 mijë marrin rrogën minimale. Kjo shifër e lartë e punonjësve me paga të ulta, ngre dyshime për mosdeklarim real të rrogave nga bizneset, fakt që konfirmohet edhe nga ekspertët.