Mbi 40 viktima nga virusi, ambasadori shqiptar në Kinë me maskë: Mos ejani këtu se ka shumë rrezik

25 Janar 2020, 12:01

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja u bën thirrje shqiptarëve që nëse kanë planifikuar udhëtime për në Kinë në këto kohë të vështira t'i shtyjnë pasi ka shumë rrezik për shkak të virusit që ma marrë jetën e 41 personave deri tani, ndërsa mbi një mijë janë të infektuar. Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.

"Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar.