Virusi/ Shkon në 41 bilanci i viktimave në Kinë, mbi një mijë të infektuar

Virusi/ Shkon në 41 bilanci i viktimave në Kinë, mbi një mijë të infektuar

Shkon në 41 bilanci i viktimave për shkak të koronavirusit në Kinë. Pesëmbëdhjetë persona të tjerë kanë humbur jetën në provincën Hubei, sipas autoritetit shëndetësor krahinor.

Autoritetet në Kinë kanë vendosur kufizime të papërcaktuara të udhëtimit për dhjetëra miliona njerëz në 11 qytete në një përpjekje të mëdha për të bllokuar përhapjen e virusit.

I zbuluar për herë të parë në qytetin e Wuhan në dhjetor, virusi është përhapur në çdo provincë në Kinë, përveç rajoneve të largëta autonome të Qinghai dhe Tibet, duke e çuar numrin e të infektuarve në më shumë se 900 në të gjithë botën.

180 raste të tjera të virusit u konfirmuan në Hubei, tha autoriteti shëndetësor krahinor. Kjo rrit numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të koronavirusit Wuhan në 1,072.

Pushimi javor i Vitit të Ri Kinez, i cili filloi të premten, ka rritur shqetësimet se përhapja e virusit mund të përshpejtohet më tepër, pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë nëpër të gjithë vendin për të vizituar miqtë dhe të afërmit e tyre.

Wuhan, qyteti më i madh dhe më i populluar në Kinë qendrore, ka ndaluar udhëtimet në zonat jashtë tij këtë të enjte, ndërsa transporti publik është pezulluar në 10 qytete fqinje. Masa të tjera dhe kufizime të shumta në tubimet publike janë zbatuar po ashtu në këtë rajon. Rreth 32 milion njerëz rrezikojnë të preken.

Postimet në mediat sociale tregojnë një atmosferë frike dhe ankthi ndërmjet personave që ndodhen në Wuhan, duke rritur dyshimet për paaftësi të e mundshme të autoriteteve për të trajtuar epideminë.

Persona tregojnë për familjarët e tyre të sëmurë të larguar nga spitalet për shkak të mungesës së shtretërve, ose reparteve të mbushura me pacientë me ethe dhe kontrollim të kufizuar ose karantinë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat