Mbi 50 banorë banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak uji i ndotur! Ndërpritet furnizimi me ujë

4 Qershor 2023, 15:04

Mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar. Për këtë arsye, Ujësjellësi ka marrë masa për ndërprejen e furnizimit me ujë në zonë. Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjorcës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre e vjellje.

Mjeku i qendrës shëndetësore, Telmond Veliu tregon se ditën e sotme janë parqitur për të marrë nihmë mjeksore rreth 8 persona, ndërsa sipas tij që prej ndërprerjes së ujit trendi i të helmuarve është në ulje. Mjeku thekson se të helmuarit nuk kanë pasur komplikacione të rënda.