Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat

1 Tetor 2023, 13:08

Këtë vit Shqipëria ka pasur një ‘bum turistik’ me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë. Sipas INSTAT, 7.2 milion turistë të huaj kanë hyrë në territorin Shqiptar dhe 800 mijë të tjerë kanë dalë jashtë vendit, duke vizituar kryesisht Turqinë, Greqinë dhe Italinë.