Mbiprodhim në sera, ulje drastike e çmimit të domates! Fermerët në Lushnje: Domatja 30 lek/kg me shumicë, s’kemi leverdi

20 Maj 2023, 16:07

Në Lushnje ka mbiprodhim të domates në sera dhe mungesë të tregut të jashtëm. Sipas fermerëve eksportet janë bllokuar për shkak se janë gjetur pesticide e hormone. Ata kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të ushtrojë kontrolle pasi për shkak të abuzuesve po penalizohen të gjithë fermeret.