Mbiprodhimi/ Vaji ullirit mbetet pa shitur në Fier, fermerët: S’mbulojmë as shpenzimet

5 Dhjetor 2022, 11:25

Në Cakran të Fierit prodhimi i ullinjve këtë vit është i mbarë. Tashmë me qindra kuintal vaj po prodhohet në fabrika, por fermerët nuk gjejnë tregje për ta shitur. Duket se tregtarët e shumicës nuk janë të interesuar për vajin e ullirit të paambalazhuar.